FSHF publikon kalendarin e ndeshjeve paraeleminatore të Kupës së Shqipërisë ku marrin pjesë 2 skuadra nga secili grup i Kategorisë së Dytë. Sipas kounikatës së publikuar në faqen e institucionit më të lartë të futbollit shqiptar, ndeshjet zhvillohen me eleminim me një takim direkt në fushën e skuadrës së renditur më mirë në kampionatin 2016-2017. Në këtë mënyrë, në grupin A, Egnatia pret në Rrogozhinë skuadrën e Vlorës, ndërsa në Patos, Naftëtari sfidon Orikun. Këto dy përballje do të zhvillohen në datën 6 Shtator. Përsa i përket fazës eliminatore, ajo do të zhvillohet në 4 ture dhe në të marrin pjesë ekipet e Kategorisë Superiore, të Parë dhe 2 ekipet e kualifikuara nga turi paraeleminator. Ndeshjet e para luhen në fushën e skuadrave me klasifikim më të dobët dhe në përgjithësi, skuadrat mretendente do të përballen me një short të lehtë. Një sfidë e luftuar mund të jetë ajo mes Lushjës dhe Apolonisë, ndërsa Tirana gjen Besën e Kavajës. Përballjet e tjera paraqiten grafikisht si më poshtë.
Grupi A Grupi B
1.Kukesi 2.Partizani
3.Skenderbeu 4.Luftetari
5.Teuta 6.Laci
7.Vllaznia 8.Flamurtari
9.Tirana 10.Korabi
11.Kamza 12.Lushnje
13.Beslidhja 14.Bylis
15.Erzeni 16.Pogradeci
17.Burreli 18. Shkumbini
19.Shenkolli 20.Tomori
21.Iliria 22.Apolonia
23.Besa 24.Turbina
25.Kastrioti 26.Dinamo
27.Terbuni 28.Sopoti
29. Adriatik Mamuraras 30. Elbasani
31.A 1 (Egnatia -Vora) 32. B 1 (Naftetari -Oriku)
Turi i Parë (1/16)
Data 13.09.2017 27.09.2017
Grupi A Grupi B
Fit. çifti A1-Kukesi (A1) Fit.çifti B1-Partizani (B1)
Adriatik Mamurras-Skenderbeu (A2) Elbasani-Luftetari (B2)
Terbuni-Teuta (A3) Sopoti-Laci (B3)
Kastrioti-Vllaznia (A4) Dinamo-Flamurtari (B4)
Besa-Tirana (A5) Turbina-Korabi (B5)
Iliria-Kamza (A6) Apolonia-Lushnja (B6)
Shenkolli-Beslidhja (A7) Tomori-Bylis (B7)
Burreli-Erzeni (A8) Shkumbini-Pogradeci (B8)
Turi i Dytë (1/8)
Data 18.10.2017 01.11.2017
Ekipet e kualifikuara në fazën e dytë eliminatore, do të luajnë ndeshjet me sistem vajtje-ardhje sipas skemës së mëposhtme:
Grupi A Grupi B
A8 – A1 (C1) B8 – B1 (T1)
A7 – A2 (C2) B7 – B2 (T2)
A6 – A3 (C3) B6 – B3 (T3)
A5 – A4 (C4) B5 – B4 (T4)
Turi i Tretë (1/4)
Data 31.01.2018 14.02.2018
Ekipet e kualifikuara në fazen e tretë eliminatore, do të luajnë ndeshjet me sistem vajtje-ardhje sipas skemës së mëposhtme:
Grupi A Grupi B
C4 – C1 T4 – T1
C3 – C2 T3 – T2
Turi i katërt (1/2 Finale)
Data 04.04.2018 18.04.2018
Për përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste hidhet short i lirë ndërmjet 4 ekipeve të kualifikuara në këtë tur.
FINALJA
Data 24.05.2018