Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Kupa e Shqipërisë kamerdare shpëtimi

Prej disa vitesh Kupa ka marë vlerësimin maksimal nga klubet e Kategorisë Superiore, pasi një pjesë e mirë e tyre e shohin si një kamerdare shpëtimi. Skënderbeu, Kukësi dhe Flamurtari e nisën edicionin me petkun e pretendentëve, korçarët për të rikthyer titullin, verilindorët për të ruajtur statusin e kampionit ndërsa vlonjatët për të qënë si sfidues gati për të përfituar nga situata. Në këtë pikë të edicionit është Skënderbeu i Ilir Dajës që po fluturon i qetë drejt titullit kampion dhe tashmë Kupa shihet si një mundësi për të shpëtuar sezonin për Kukësin dhe Flamurtarin. Kampionët të mësuar në edicionet e fundit me fitimin e një trofeu kërkojnë tek Kupa ngushëllimin e këtij sezoni, një trofe më shumë për moralin por edhe për të shtuar palmaresin e klubit. Kuqezinjtë kanë rrëshkitur në klasifikim dhe tek Kupa shohin mundësinë për t’i hipur trenit të Europës, me garën në kampionat që është bërë shumë e egër. Me statusin e sfidantit është Laçi që tek Kupa ka parë pothuajse gjithnjë mundësinë për të marë pjesë në Europa League, duke fituar dy herë këtë trofe. Më e qetë duket situata tek Skënderbeu që këtë vit synon për herë të parë të fitojë të dy trofetë, kampionat dhe kupë. Për korçarët trofeu i dytë në vend ka më shumë vlerë morale, pasi do t’i vendoste në listën e skuadrave që kanë bërë “double” me trofetë brenda një edicioni.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...