Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kukësi zyrtarizon një tjetër blerje, afrohet kroati Zhderiç

Kukësi nuk ndalet në merkato. Verilindorët krahas punës intensive që po zhvilojnë në Antalia të Turqisë,aty ku po zhvillojnë fazën mini-përgatitore të dimrit, një kujdes të veçantë po i kushtojnë dhe përforcimit të skuadrës për të përballuar ngarkesën për pjesën e mbetur të sezonit. Kampionët në fuqi kanë zyrtarizuar transferimin e qëndërmbrojtësit Filip Zhderiç. 26-vjeçari ka qënë pjesë e skuadrës rumune të Gaz Metan. Kroati i është prezentuar nga drejtori sportiv i klubit verior  Nderim Nexhipi dhe menaxheri Naim Halili. Zyrtarizimi është bërë një ditë para testit të radhës miqsor ndaj Fenerbaches. Ndërkohë që pas Irakli Dzaria, Donjet Shkodras dhe Maldin Ymeraj ky është afrimi i katërt në radhët e skuadrës  verilindore që tregon qartë synimet e klubit për të shkurtuar  distancën me Skëndërbeun kryesues dhe objektivin për të mbrojtur titullin kampion.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...