Kategoria Superiore

Kukësi zyrtarizon largimin e menaxherit të klubit, Naim Halili

 

Atë që presidenti i Kukësit, Safet Gjici, e konfirmoi në një prononcim për Supersport, klubi verindindor e zyrtaizoi nëpërmjet një njoftimi për shtyp.

Në këtë qëndrim zyrtar thuhet se Naim Halili nuk do të jetë më menaxher i klubit të Kukësit, duke e argumentuar këtë vendim me thyerjen e rregullores së brendshme, por pa dhënë më shumë detaje. Gjici u shpreh për Supersport se Naim Halili merrej me punë që nuk i takonin, ndaj dhe kishte vendosur ta largonte nga posti që mbante, edhe pse ai konsiderohej krahu i djathtë i tij.

To Top