Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Partizani dhe Kukësi gjejnë vazhdimësinë, Teuta e Vllaznia në krizë

Partizani triumfoi 2-0 me Luftëtarin në “Selman Stërmasi” në takimin përmbyllës të javës së 6-të të Kategorisë Superiore, duke rigjetur qetësinë pas atij fillimi katastrofik të sezonit. Xhevahir Sukaj dhe Lorenc Trashi ishin autorët e golave për të kuqtë, që e mbyllën sfidën me 10 lojtarë, pas ndëshkimit të Krasniqit me karton të kuq si lojtar i fundit. Gjithsesi, skuadra e Iulianos diti ta manaxhonte epërsinë e dyfishtë gjatë 10 minutave të fundit.

Sukaj zhbllokoi takimin në minutën 28-të, duke devijuar drejt rrjetës krosimin e Trashit, ndërsa asistuesi i golit të parë i coi shifrat në 2-0 në minutën e 71-të, i shërbyer nga Progni. Me këtë fitore Partizani ngjitet në vendin e 5-të me 8 pikë, ndërsa Luftëtari zbret në zonën e ftohtë, duke lënë vetëm Lushnjën pas.

Kukësi bën dy fitore radhazi në kampionat dhe ruan distancën prej tri pikësh me Skënderbeun kryesues. Formacioni i Mladen Milinkovic mposhti 4-2 në “Zeqir Ymeri” Teutën, e cila futet në krizë rezultatesh pas atij starti premtues të kampionatit. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 19-të nga Elis Bakaj, që gjeti rrjetën me një goditje të mrekullueshme prirët me portën, ndërsa në të 32-ën Ethemi realizoi me kokë thuasje nga pika e bardhë e penalltisë. Në fund të pjesës parë shtylla i mohoi golin e dytë personal Bakajt. Gjatë fraksionit të dytë Kukësi shënoi të tretin, që ishte devijim i Hakajt pas goditjes së Alyev, ndërsa pak caste me vonë shkurtoi diferencën në 3-1 Hila me 11-metërsh. Në fund të takimit Lena hapi ndeshjen me golin e 3-2, por në minutën e katërt shtesë Alyev vulosi fitoren 4-2 të verlindorëve.

Kamza i shkaktoi një humbje të hidhur Vllaznisë, duke treguar se është me ambicie të mëdha në Kategorinë Superiore. Golin që u dha tri pikë kamzalinjve e shënoi Imeri në minutën e 86-të. Kjo disfatë e fut në krizë Vllazninë, që mbetet në kuotën e 5 pikëve.

Ndërkohë sfida e Krujës mes Lacit dhe Flamurtarit përfundoi në barazim 1-1. Fillimisht shënuan vlonjatët me Bushic në minutën e 34-t, por në pjesën e dytë kurbinasit barazuan me Reginaldon, duke marrë një pikë me shumë vlerë.

 

E diel

Skënderbeu – Lushnja     4-1

E hënë

Kamza – Vllaznia               1-0

Kukësi – Teuta                   4-2

Laci – Flamurtari               1-1

Partizani – Luftëtari          2-0

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...