Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kukësi relaksohet në plazh, Pacult: T’i shtyjmë festën Skënderbeut (Video)

Futbolli është një sport që kërkon maksimumin në aspektin fizik. Pjesa aerobike është determinante thuajse sa pjesa teknike, megjithatë ekziston edhe një element që shpesh herë anashkalohet. Lojtarët nuk janë makineri dhe në shumë raste aspekti psikologjik ndikon dukshëm në performancën e një futbollisti. Pikërisht në këtë pikë është bazuar trajenri Peter Pacult që pak ditë përpara supersfidës me Skënderbeun ka ndryshuar gjithçka. Jo stërvitje në fushë me skema të përsërituara e të ripërsëritura, por një ditë e miksuar me stërvitje dhe argëtimit mes plazhit, diellit e detit . Motivimin që të jep një ditë larg rutinës nuk mund ta fitosh brënda 110 metrave të një fushe futbolli. Për këtë arsye tekniku austriak mendoi të gjente formulën e saktë për të larguar ngarkesën e lartë psikologjike pas një sezoni të gjatë dhe të lodhshëm. Nuk është një shaka dhe as një relaks i pakuptimtë përpara një përballje mjaft të fortë, por është një seancë jashtë mureve tradicional të futbollit, e cila ka edhe më shumë vlera se një stërvitje e zakonshme.

“Shkarkimi i ngarkesës psikologjike është diçka shumë e rëndësishme në këtë moment.Sezoni ka qënë shumë i lodhshëm dhe kur kanë mbetur edhe 6 ndeshje nga fundi duhet që lojtarët sidomos në aspektin psikologjik të jenë sa më të qetë. Kemi vendosur të kryejnë një stërvitje ndryshe nga herët e tjera.  Zhvilluam disa lojëra në rërë, voljeboll, futboll për të argëtuar sa më shumë lojtarët. Skuadra duhet të jetë e freskët  mendërisht dhe kjo është mënyra më e mirë. Nuk duhet konceptuar si një ditë relaksi, jo është një stërvitje e mirëfilltë. Nuk është se po nënvlerësojmë impenjimin e rradhës, nuk duhet parë si një shenjë mos respekti, sepse kjo ditë e miksuar mes stërvitjes dhe argëtimit ka edhe më shumë vlera se një stërvitje normale. Doja t’i dërgoja të benin ski , ashtu si ne në Austri, por është shumë ngrohtë.”

Një ditë e veçantë ku përveç lojtarëve edhe vetë trajneri doli nga kornizat tradicionale, madje doli edhe nga roli që mbulonte si futbollist. Megjithëse shpeznoi 16 vite për të shënuar gola, në plazh vendosi të konkurotne Koliçin dhe Frashërin duke u poziconuar në portë. Natyrisht në horizont është sfida me Skënderbeun dhe 58-vjeçari i ka idetë e qartë, të mos lejojmë bardhekuqtë të festojnë titullin.

“Për nga historia e viteve të fundit mund të konsiderohet një ndeshje derbi, përballet vendi i parë me vendin e dytë. Qëllimi ynë kryesor është t’ia shtyjmë festën Skënderbeut. Pa diskutim që është një takim shumë i vështirë. Dua ta përgëzoj trajnerin Daja sepse ka një skuadër vërtetë cilësore dhe e kanë menaxhuar situatën mjaft mirë edhe pas dënimit të UEFA-s, kanë lojtarë me shumë përvojë që prej vitesh luajnë së bashku, megjithatë e ritheksoj shpresoj të bëjmë më të mirën dhe  t’ia shtyjmë festën për të paktën një javë”.

Deti Adriatik ka qënë gjithnjë sinonim i rrugës europiane për Shqipërinë dhe Pacult i cili drejton kampionët e këtij vendi nuk kërkon të planifikojë asgjë në lidhje me të ardhmen e Kukësit në Europë pasi fillimisht duhet siguruar bileta e tragetit.

Kemi edhe 6 ndeshje deri në fund shpresoj të jemi në maksimum për të realizuar objektivin që i kemi vendosur vetes. Jemi një pozicion të mirë pavarësisht barazimit ndaj Laçit, dhe dua të rikutjoj se ku ishte kjo skuadër në muajin janar, pra kemi bërë një rrugëtim për t’u marë në konsideratë. Nuk e kam planifikuar ende skuadrën për Kupat e Europës, të jemi realist kemi një diferencë të madhe por fillimisht  duhet të sigurojmë pjesmarrjen, në momentin që matematika do të na dërgojnë në Europë do të nis të mendoj për ekipin që do na përfaqësojë”.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...