Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kukësi, prapaskenat me afrimin e Aliyev

E hëna do të jetë dita vendimtare për afrimin e bujshëm të Kukësit, Rauf Aliyev. Sulmuesi nga Azerbajxhani ndodhet prej së premtes në Tiranë, por ende nuk ka firmosur kontratën me kampionët e Shqipërisë.

Shkak janë bërë pretendimet e Inter Bakusë së lojtari është ende nën kontratë me klubin e kryeqytetit azer. Vetë futbollisti dhe klubi i Kukësit kërkuan informacione në Federatën e Azerbajxhanit rreth kësaj situate dhe morën garanci se Aliyev është lojtar i lirë prej 30 Qershori. Tashmë te veri lindorët janë në pritje të ITC, Certifikatës Ndërkombëtare të Transferimit, për të formalizuar më pas blerjen e futbollistit.

Në këtë mënyrë, vonesat për prezantimin e 28-vjeçarit nuk lidhej vetëm me gjuhën në të cilën u përpilua kontrata me Kukësin. Përpara se të zbarkonte në vendin tonë, lojtari i përfaqësueses azere kishte njoftuar klubin se kontrata, ashtu sikurse edhe prezantimi eventual përpara mediave duhej të bëheshin në gjuhën ruse.

Pas takimit me presidentin Gjici dhe përfaqësuesit e klubit, sulmuesi kërkoi që gjuha e përdorur, duke nisur nga marrëveshja me Kukësin, të ishte turqishtja, të cilën e zotëron më mirë.

 

Këto çështje shtynë edhe afatet e prezantimit. Kontrata u dërgua për tu përkthyer në gjuhën turke, ndërsa edhe Aliyev do të ketë kohën e nevojshme të studiojë pikat e përcaktuara të bashkëpunimit. Sipas burimeve pranë klubit të Kukësit, marrëveshja me ish-lojtarin e Qarabag, Neftchi Baku dhe Inter Baku pritet të zyrtarizohet këtë të henë, për ti hapur më tej rrugën prezantimit të përforcimit të tetë të veri-lindorëve në merkaton e verës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...