Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kukësi ‘përmbys’ Bursasporin, Shkodra debuton me gol (Video)

Kukësi vijon paraqitjet pozitive në miqësoret e dimrit, në Antalia ku po kryen fazën përgatitore. Pasi mposhti 2 ditë më herët Kayserisporin me rezultatin 2-1, skuadra e drejtuar nga austriaku Peter Pacult, ka regjistruar të njëjtin rezultat edhe ndaj Bursasporit sot.

Këta të fundit mposhtën 3-0 Skënderbeun më datë 8 Janar, ndërsa sot u ‘dorëzuan’ para verilindorëve. Bursaspori kaloi e para në avantazh, në pjesën e parë, pas një goditjeje dënimi të ekzekutuar saktë nga Ballata, duke e mbyllur në avantazh këtë 45-minutësh.

Kukësi u zgjua në pjesën e dytë dhe arriti të shënojë 2 gola të shpejtë, fillimisht me Imamin, që barazoi dhe më pas me prurjen e re, Donjet Shkodrën, që i dha avantazhin.

Kukësi do të vijojë të qëndrojë në Antalia edhe për disa ditë të tjera, ndërsa është programuar edhe një tjetër miqësore.

Formacioni me të cilin Pacult startoi takimin e sotëm:

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...