Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kukësi–Partizani dueli që mund të vlejë Championsin

Edicionin e kaluar Kukësi–Partizani ishte sfida e titullit, dueli i pretendentëve në të cilën ishte e nevojshme të vinte një gjyqtar nga Sllovenia, për të gjykuar. Këtë edicion gjërat kanë ndryshuar kryekëput, me skuadrat që kanë ndryshuar trajnerët e tyre gjatë ecurisë së kampionatit dhe tashmë duhet të duelojnë për vendin e dytë.

90-minutëshi i ‘Zeqir Ymerit’ shihet si një finale për të konsoliduar pozitat e nënkampionit, me Kukësin që synon të paktën të mos humbasë dhe të ruajë distancën e 6 pikëve, ndërsa Partizani për ta shkurtuar atë. Austriaku Peter Pacult nuk shkon i qetë në këtë duel, pasi dy nga titullarët kanë shfaqur probleme në seancat e fundit stërvitore.

Kapiteni Ylli Shameti dhe braziliani Elton Cale kanë pasur kontraktime muskulore dhe aktivizimi i tyre është vendosur në pikëpyetje. Megjithatë lajmi i mirë është rikthimi i sulmuesit Sindrit Guri nga pezullimi, që pritet të jetë forca kryesore në repartin e sulmit.

Në krahun tjetër Klevis Dalipi vuan mungesën e Labinot Ibrahimit, që është i skualifikuar për arsye kartonësh. Në 6 ndeshjet e fundit midis tyre, ka nga një fitore për secilën skuadër dhe për koiçidencë sfidat në dy fazat paraardhëse janë fituar nga skuadrat udhëtuese, ndërkohë që 4 ndeshjet e mëparshme janë mbyll në barazim ku në 3 prej tyre nuk ka pasur gola.

Kryeqytetasit kanë në favor historikun e përballjeve direkte, pasi në ‘Zeqir Ymeri’ kanë fituar 5 nga 8 përballjet e kampionatit, duke treguar superioritet. Pikërisht momentin e mirë të kampionatit, pas 3 fitoreve radhazi, por edhe atë të përballjeve direkte, kërkon të shfrytëzojë Partizani për të shkurtuar në 3 pikë diferencën dhe për të rritur pretendimet për vendin e dytë.

Me Dalipin në krye 15 herë kampionët kanë marrë 13 pikë nga 15 të mundshmet, një ecuri që i dha mundësinë e rikuperimit në klasifikim Partizanit. Tashmë titulli i nënkampionit është më shumë një trofe moral, që të dyja skuadrat kërkojnë ta bëjnë të vetin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...