Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kukësi nuk dorëzohet për mbrojtjen e titullit

Titulli i parë kampion në histori nuk e ka ulur aspak urinë tek Kukësi, pavarësisht startit aspak pozitiv në pjesën e parë të sezonit aktual. Një skuadër që shfaq temperamentin e presidentit Safet Gjici, i cili vendosi të bëjë ndryshime të mëdha gjatë kësaj periudhe dimri, duke ndryshuar timonierin, por edhe një pjesë të mirë të futbollistëve.

Austriaku Pacult i zuri vendin serbit Milinkoviç, në krye të skuadrës, Nderim Nexhipi u prezantua si drejtor sportiv, ndërkohë që janë shumë futbollistë të larguar dhe të afruar, investime këto që në përgjithësi i bën një skuadër, e cila synon titullin kampion.

Kushdo në këto momente nuk e shikon Kukësin në pozitat e duhura për të mbrojtur titullin, pasi diferenca me Skënderbeun kryesues është e madhe, plot 12 pikë. Megjithatë kushdo që e njeh presidentin e kampionëve të vendit, e kupton që nuk heq dorë lehtë nga objektivi i vendosur, madje edhe në prezantimin e trajnerit Peter Pacult, ka theksuar se mbrojtja e titullit është objektivi, për sa kohë që matematika e lejon.

Investimet e bëra tregojnë për egon personale të presidentit, por edhe ambicien e tij për të mbajtur Kukësin në nivelet më të larta të futbollit shqiptar. Në Antalia sinjalet e para janë pozitive, me testet miqësore që kanë treguar një skuadër të denjë për të mbajtur mbi supe statusin e kampionit, ndërkohë që kampionati do të tregojë forcën reale të Kukësit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...