Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kukësi në Ohër, Henrike bashkohet me grupin

Kukësi është zhvendosur në Ohër për pjesën e dytë të fazës përgatitore duke evituar temperaturat e larta në vendin tonë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Mladen Milinkovic është akomoduar në qytetin maqedonas prej tre ditësh dhe ka nisur punën nën urdhrat e trajnerit serb, i cili synon të ndërtojë një grup që të konkurrojë sërish për titullin kampion. Kërçiku nuk është bashkuar ende me skuadrën, ndërsa me grupin është bashkuar blerja më e fundit, braziliani Henrike. Trajneri Milinkovic e ka pothuajse të gjithë kontigjentin në dispozicion. Shefi i kliubit Jonuz Hallaçi jep disa detaje në lidhje me këtë pjesë të fazës përgatitore.

Në datën 23 Gusht, Kukësi do të sfidojë në një ndeshje miqësore skuadrën e Teutës dhe Hallaçi e pranon se gjatë këtyre ditëve të vitit është shumë e vështirë që të gjesh kundërshtarë për të kolauduar sa më shumë skuadrën në teste miqësore.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...