Kategoria Superiore

Kukësi në ndjekje të Skënderbeut, Partizani për konfirmim

Kategoria Superiore do të vijojë sot me katër ndeshjet e tjera të javës së 6-të, ndërsa spikat sfida në ‘Zeqir Ymeri’, mes Kukësit dhe Teutës. Vendasit do të kërkojnë fitoren, për të mos u shkëputur shumë nga Skënderbeu kryesues, ndërsa Teuta vjen pas 3 takimesh pa fitore dhe do të kërkojë të mos dalë pa pikë nga kjo transfertë.

Vllaznia e Flamurtari, të cilat ndanë nga një pikë të enjten në ‘Loro Boriçi’, do të udhëtojnë sot drejt Kamzës dhe Laçit, me synimin e vetëm, rikthimin te fitorja. Partizani i Iulianos do të presë Luftëtarin, me dëshirën për t’u konfirmuar, pas fitores së vështirë në Durrës. Nga ana tjetër, gjirokastritët vijnë në këtë takim, pas humbjes me Kamzën dhe disa problemeve të brendëshme në ekip.

Ndërkohë të dielën, Skënderbeu fitoi me rezultatin 4-1, ndaj Lushnjës dhe kryeson i qetë renditen e kampionatit.

Kukësi-Teuta 14:00 Supersport 2
Laçi-Flamurtari 14:00 Supersport 3
Kamza-Vllaznia 14:00 Supersport 4
Partizani-Luftëtari 17:00 Supersport 2

To Top