Kupa e Shqiperise

Kukësi-Laçi, antagonizmi vazhdon, synohet finalja e Kupës

Kompeticionet e Kupave Kombëtare në përgjithësi në Europë janë anashkaluar dhe ky trend jo për t’u marrë shembull filloi të aplikohej edhe në Shqipëri, megjithatë vitet e fundit Kupa ka marrë një tjetër rëndësi edhe për faktin se është një trofe i cili jo vetëm të shton krenarinë në dhomën e muzeve por të rezervon edhe një vend në Europa League.  Këtë arritje do të synojë Laçi, por më përpara duhet të eliminojë Kukësin për të shkuar në finale, ndërkohë që në anën tjetër blutë e kanë thuajse të sigurtë pjesëmarrjen në Europë nëpërmjet kampionatit, por ky klub që u përfshi vonë në gradat e larta të futbollit tonë është i etur për trofe.

Sfida e parë në Laç përfundoi në barazim pa giola, një takim i dominuar nga kujdesi dypalësh për të mos pësuar, por tashmë nuk pritet të ketë më skema difensive sepse në “Zeqir Ymeri” do të vendoset gjithçka përsa i përket njërës prej skuadrave finaliste të këtij kompeticioni. Veri-lindorët vijnë me moral në qiell pas triumfit 4-0 përballë Partizanit  dhe kanë rregjistruar mes kamponatit dhe Kupës 9 fitore 2 barazime dhe një humbje në 12 sfidat e fundit. Peter Pacult për këtë takim do të rikthej dyshen e zakonshme të mbrojtjes Shameti-Hoxha, Dzaria do të jetë në mesfushë sëbashku me Musollin, ndërsa Shkodra do të jetë në mbështetje të Sindrit Gurit.

Në krahun tjetër situata nuk është ndër pozitivet sidomos pas humbjes së 3-të rradhazi në kampionat. Kurbinasit shohin tek Kupa rrugën më të shkurtër për të shkuar në Europë, por gjithashtu synojnë ta fitojnë për të 3-ën herë në 5 vitet e fundit këtë kompeticion. Lajmi më i mirë për teknikun Mezani vjen nga porta. Gentjan Selmani e ka kryer të plotë seancën stërvitore dhe ka mundësi që të rikthehet të luajë pas një muaji mungesë për shkak dëmtimi. Ndërkohë që dyshja e sulmit do të përbëhet nga Uzuni dhe Reginaldo.

Përballjet mes Kukësit dhe Laçit kanë qënë gjtihnjë të pasura me agonizëm dhe nuk pritet të bëjë ndryshim as gjysmëfinalja e kthimit në Kupë. Kurbinasit nuk fitojnë ndaj Kukësit që nga shkurti i vitit 2015 dhe në këtë sezon 3 nga 4 ndeshjet e luajtura mes Kukësit dhe Laçit janë fituar nga skuadra blu, ndërkohë barazimi i fundit me gola në “Zeqir Ymeri” mes këtyre dy ekipeve është rregjistruar në Prill të 2014-ës. Statistikat favorizojnë veri-lindorët, megjithatë statistikat nuk përcaktojnë fatet e një gjysmëfinaleje.

To Top