Kategoria Superiore

Kukësi i 2018-ës bind, merita është e trajnerit Pacult

Miqësoret e verës apo qoftë edhe të dimrit ndoshta nuk thonë gjithcka, por padyshim përbëjnë një indicie të mirë për tu nisur, dhe treguesi i tyre është për një Kukës të ri. Ndryshimi ka nisur që nga trajneri, vështirë të thuash nëse është taktikisht dora e Pacult, nisur nga koha e pakët që ka pasur në dispozicion tekniku austriak, por e sigurt është që rrokada në stol ka sjellë impulse të reja, qoftë edhe në aspektin psikologjik. Një shkundje për të reaguar me dëshirën që është parë që në testet e Antalias, merkato ndërkohë ecën në shinat e duhura të zyrtarizuar tanimë shkatërruesi në mesfushë Irakli Dzaria, Filip Zderic për të blinduar mbrojtjen, vlerat e Donjet Shkodrës dihen dhe goli i prishtinaliut ndaj Bursasporit ngroh akoma më shumë. Prekje të duhura ndërkohë që surprizat ende nuk kanë mbaruar, sidomos për sa i përket sulmit. Para është një tjetër test i rëndësishëm, këtë të shtunë verilindorët vihen përballë gjigandëve të futbollit turk, Fenerbahce, skuadër që në vlerë i afrohet kufirit të 100 milionë eurove me lojtarë si Soldado, Valbuena apo Van Persie. Me plot gojën një miqësore luksi, menaxherët do të jenë aty si një motivim më shumë për futbollistët që duan të vihen në dukje, dhe me një tjetër paraqitje pozitive atëherë mund të thuhet me plot gojën se ky Kukës është vërtet për tu patur frikë.

To Top

Njoftim

DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë ende një dekoder apo modul të vjetër Tokësor SD, se duhet ta ndrrojnë patjetër me dekoder flyBOX ose T2 HD. E përfitoni falas me abonim Familjar ose Premium 12 mujor.

Pas proçesit të kalimit në T2, abonentët e tjerë me dekodera Tokësorë HD ose flyBOX, duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të kanaleve.DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë dekoder Tokësor HD ose flyBOX, dhe ju shfaqen probleme me sinjalin apo listimin e kanaleve, se duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të tyre.