Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kukësi godet në merkato, merr yllin e Azerbajxhanit

Një sulmues nga Azerbajxhani për të zëvendësuar Pero Pejiç dhe garantuar golat për edicionin e ri. Kukësi realizon goditjen e bujshme në merkato, duke afruar Rauf Aliyev. 28-vjeçari është një prej sulmuesve të përfaqësueses azere arriti akordin për t’iu bashkuar kampionëve të Shqipërisë për edicionin e ri. Lojtari do të bashkohet në stërvitje me skuadrën më datë 11 Gusht.

Nëse në Shqipëri e njohin pak, për Rauf Aliyev vendi ynë nuk është i panjohur. Duke nisur nga karriera e tij në klube, ku në sezonin 2012-2013 ka luajtur përkrah kapitenit kuqezi, Ansi Agolli te Qarabag. Pasi militoi për 7 sezone të ekipi nga Agdami, sulmuesi ka mbojtur edhe ngjyrat e FC Baku, Khazar Lankaran, Neftchi Baku dhe Inter Baku. Përveç një Kupe të Azerbajxhanit me Qarabağ në vitin 2009, Rauf Aliyev ka fituar edhe dy tituj prestigjozë individual, si Lojtari i Vitit më 2011-ën dhe Sulmuesi më i Mirë në sezonin 2011–’12 në Azerbajxhan.

28-vjeçari ka një lidhje të veçantë me Shqipërinë, edhe sepse në vitin 2011 i ka shënuar përfaqësueses kuqezi, në miqësoren e 11 Nëntorit që Azerbajxhani fitoi 1-0 në ish-stadiumin “Qemal Stafa”. Me afrimin e Rauf Aliyev, Kukësi i përgjigjet goditjeve të mëdha të Partizanit me Çanin dhe Skënderbeut me Ali Sowe. Beteja e titullit, kalon mbi të gjitha nga dueli i bomberave në fushën e lojës.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...