Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Kristian Prenga më 24 mars në ring kundër Tim Chemelli

Më 24 mars Kristian Prenga kthehet në ring. Në duelin që do të zhvillohet në Toronto, kundërshtari i radhës do të jetë Tim Chemelli. Një sfidë që vlen për të rritur nivelin për të dy boksierët, që të përbashkët kanë të kaluarën në kick box-ing.

Zhvilloj këtë duel më datë 24 mars në Toronto. Ndeshem me një kundërshtar të vështirë, megjithatë kam besim se do t’i bëj krenarë të gjithë.

Prenga zbuloi edhe vështirësitë që paraqet sfida me rivalin kanadez, megjithatë ka besim te forca e tij, për të regjistruar fitoren e shtatë radhazi në karrierën si boksier.

E kam studiuar kundërshtarin me trajnerin tim dhe ia njoh pikat e forta e të dobta. Problemi kryesor është se ai është lloji i boksierit që te ne njihet si sallaks, pra lufton me këmbën e djathtë përpara dhe këta rivalë janë disi problematikë. Nuk është se kam menduar një lloj plani specifik, edhe sepse kjo është e pamundur në boks. Megjithatë kam besim te goditjet e mia.

I përqendruar maksimalisht te karriera e re, 27-vjeçari nga Mirëdita foli edhe rreth mundësisë për ta parë sërish në në ringun e kickbox-it.

Jam dy herë kampion Europe në kickbox, pra një herë e kam fituar titullin dhe një herë e kam mbrojtur. Nëse do të më jepej mundësia të dueloja për titullin botëror edhe mund ta bëja një ndeshje, megjithatë për momentin jam plotësisht i përqendruar te karriera në boks. Ndërsa përsa i takon dueleve MMA, edhe pse ky sport është i ngjashëm me kickbox-in, nuk mendoj se do ta praktikoj ndonjëherë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...