Futboll

Kristalizohet gara për kreun e FSHF-së, Fino sfidon Dukën

Kur ka mbetur më pak se një muaj nga data e zhvillimit të Asamblesë së Përgjithshme të Futbollit, ku pritet të zgjidhet edhe drejtuesi i FSHF-së, janë zyrtarizuar tashmë edhe kandidaturat për këtë pozicion.

Kështu, i pari që shpalli zyrtarisht kandidaturën, ishte presidenti aktual, Armando Duka, që nëpërmjet rrjeteve sociale, paraditen e sotme shpalosi synimet e tij për një tjetër mandat në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në mbrëmje, ishte radha e deputetit të PS-së dhe ish kryeministrit Bashkim Fino, që të deklaronte zyrtarisht se do të sfidonte Dukën në zgjedhjet e 7 shkurtit. Fino nuk pranoi të dorëzojë mandatin si deputet para se të futej në garë, duke u shprehur se ligji nuk e detyron ta bëjë këtë.

Më herët Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit caktoi 7 shkurtin si datën e zhvillimit të Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore, punimet e të cilës do të mbahen në qytetin e Durrësit. Krahas rendit të ditës, kjo Asamble ka detyrimin të zgjedhë edhe organet e reja drejtuese të FSHF-së, për 4 vitet e ardhshme.

To Top

Njoftim

DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë ende një dekoder apo modul të vjetër Tokësor SD, se duhet ta ndrrojnë patjetër me dekoder flyBOX ose T2 HD. E përfitoni falas me abonim Familjar ose Premium 12 mujor.

Pas proçesit të kalimit në T2, abonentët e tjerë me dekodera Tokësorë HD ose flyBOX, duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të kanaleve.DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë dekoder Tokësor HD ose flyBOX, dhe ju shfaqen probleme me sinjalin apo listimin e kanaleve, se duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të tyre.