Boks

Krasniqi rikthehet me fitore, mposht polakun Grafka

Boksieri shqiptar, Haxhi Krasniqi, apo Robin, siç njihet më së shumti, arriti të triumfojë në sfidën ndaj polakut Grafka, pas 8 raundesh.

Në një atmosferë fantastike, të krijuar nga tifozëria shqiptare, që nuk rreshti së mbështeturi Robin Krasniqin, 30-vjeçari nga Juniku ia doli të zhvillojë një ndeshje mjaft të mirë në 4 raundet e parë, ndërsa në 4 të tjerët ndjeu lodhjen dhe si rrjedhojë, lëshoi terren ndaj kundërshtarit.

Gjithsesi, ia doli të ruajë avantazhin fillestar dhe të triumfojë në këtë sfidë. Krahas Robinit, këtë mbrëmje triumfuan edhe boksierët shqiptarë, Elvis Hetemaj dhe Jurgen Uldedaj. Krasniqi rikthehej në ring pas thuajse 10 muajsh, kur humbte përballë gjermanit Arthur Abraham.

To Top