Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kraja thirrje shkodranëve të Laçit: Na ndihmoni të mbijetojmë!

Dita e parë e Ervis Krajës si trajner i Vllaznisë pas largimit të Gjokës dhe në një moment kritik për klubin nisi me një fjalim të gjatë përpara skuadrës A dhe B të kuqebluve. Fytyra të heshtura që shprehin situatën delikate të shkodranëve por dhe presionin që rëndon mbi lojtarët pasi ky sezon mund t’i lërë nga pas përgjithmonë njollën e rrëzimit të Vllaznisë në kategorinë e parë.

Trajneri Kraja dhe drejtori i përgjithshëm, Astrit Gjyrezi, u përpoqën të motivonin disi skuadrën përpara dy ndeshjeve ndoshta më të rëndësishme në historinë e klubit shkodran. Të dyja ekipet e Vllaznisë u stërvitën bashkërisht në prag të ndeshjes me Kukësin dhe Kraja e bëri të qartë që në fillim se nga ky çast nuk do të ketë më një skuadër A dhe B, por vetëm një Vllazni, ku në fushë do të zbresin ata që do ta meritojnë më tepër.

“Nga ky moment do të ketë vetëm një Vllazni dhe do të stërvitemi të gjithë bashkë. Në fushë do të zbresë ai që e meriton dhe që është gati të japë maksimumin për të marrë më të mirën në këto dy ndeshje që na kanë mbetur. Duhet të provojmë deri në fund, përsa kohë matematika na e lejon”, deklaroi Kraja.

Situata është e vështirë për klubin dhe në prononcimin e tij të parë në media pas marrjes së drejtimit të skuadrës, Kraja e ka të vështirë të gjejë fjalët, për vetë faktin se në Shkodër janë mësuar me suksesin më tepër se me dështimin, por trajneri i ri kërkon që ekipi të paktën të bëjë punën që i takon asaj me shpresën se do t’ia dalë me sukses.

“Është një moment dhe detyrë e vështirë, por bashkë me stafin, që janë pjesë e Akademisë, do mundohemi të bëjmë më të mirën për këto dy ndeshje të mbetura. Është moment i vështirë, por përderisa na e lejon matematika, do të bëjmë detyrën tonë dhe do të shpresojmë deri në fund”, deklaroi Kraja.

Vllaznia megjithatë nuk e ka gjithçka në dorën e saj, pasi varet shumë dhe nga rezultatet e Kamzës, dhe Kraja kërkon dhe aleancën e shkodranëve të Laçit për të bërë dhe ata maksimumin ashtu si dhe kurbinasit në mënyrë që kuqeblutë të kenë shansin që të përcaktojnë me rezultatet e tyre fatin e sezonit.

“Besojmë ende te mbijetesa, pasi luajmë me Kukësin dhe Skënderbeun, që nuk presim të jenë 100 % të motivuara. Nëse bëjmë detyrën tonë në këto takime, pastaj do të mbetemi me besim edhe te Laçi, pasi ka 2-3 shkodranë aty dhe u kërkoj edhe atyre të angazhohen maksimalisht në sfidën ndaj Kamzës, për të na ndihmuar”, u shpreh Kraja.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...