Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kosto deri në 8 mln euro, detajet e selisë së re të FSHF-së

Futbolli shqiptar do të ketë shtëpinë e re. Të denjë për rëndësinë që ky sport dhe ekipet kombëtare kanë për vendin. Një strukturë moderne, me kosto 8 milionë euro, që nis fazën e dytë të kompleksit sportiv në kryeqytet, pas ndërtimit të Parkut Olimpik dhe që do të kompletohet me pishinat e mbuluara, duke përfshirë të gjitha kategoritë e sporteve.

Kjo strukturë do të jetë pjesë e kompleksit sportiv edhe më të gjerë, ku përfshihet Parku Olimpik i përfunduar, pjesa e pishinave të mbuluara, por edhe fushat ekzistuese të basketbollit dhe tenisit për të plotësuar nevojat e të gjitha kategorive të sporteve.

Kompleksi nuk lidhet vetëm me godinën e re të Federatës së Futbollit, por përqendrohet te ndërtimi i fushave, njëra prej të cilave do të shndërrohet në një ministadium në shërbim të të gjitha ekipeve kombëtare.

Është menduar të krijohet një pol i ri administrativ dhe sportiv. Administrativ sepse do të jenë zyrat e reja të federatës dhe sportiv sepse do të rikuperohen fushat ekzistuese të futbollit. Njëra fushë do të jetë me bar natyral dhe tjetra me artificial dhe që do të kenë ndriçim. Njëra nga fushat do të ketë një tribunë prej 500 vendesh. Kompleksi do të jetë në shërbim të kombëtareve të të gjitha niveleve për meshkuj dhe femra.

Projektuesi Gjoni tha se rëndësi të veçantë kanë të gjitha ambientet ndihmëse, mes të cilave qendrat mjekësore dhe rikuperuese.

 Pjesë e rëndësishme e ndërhyrjes është edhe realizimi i ambienteve ndihmëse, si dhomat e zhveshjes së lojtarëve, por do të ketë një qendër mjekësore si për analizat, ashtu edhe për rikuperimin fizik të futbollistëve të dëmtuar. Do të ketë qendër fizeoterapie, rikuperimi muskular dhe rikuperim në vaska uji. Parimisht, është pranuar ndërtimi i një parkingu nëntokësor me kapacitet deri në 500 vende, për të shfrytëzuar në mënyrë sa më optimale ambientet, por edhe që të jetë në ndihmë të komunitetit që jeton në këtë zonë.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...