Kosova

Kosova U-21 shpall listën për duelet ndaj Gjermanisë e Azerbajxhanit

Trajneri i përfaqësueses së 21-vjeçarëve të Kosovës, Rafet Prekazi ka shpallur listën e futbollistëve të grumbulluar për dy sfidat e rradhës kualifikuese  për kampionatin europian ndaj Azerbajxhanit më 22 mars në orën 19:00 dhe kundër Gjermanisë më 27 mars në orën 18:45. Të dyja sfidat do të zhvillohen në stadiumin Adem Jashari të Mitrovicës dhe mbështetja e tifozëve kosovarë për dardanët pritet të jetë e madhe. Pjesa më e madhe e futbollistëve të grumbulluar nga trajneri Prekazi luajnë në Vala Superligën e Kosovës por ka edhe plot lojtarë që vinë nga jashtë siç janë Valmir Sulejmani i Hannover 96, Rron Broja i Kf Shkupit, Dren Feka i Lucernës, Arian Kabashi i Sionit, Ardjan Ismajli i Hajdukut të Spiltit apo edhe dyshja e Eintracht Branschëeig, Lirim Meme e Besfort Kolgeci. Nga Vala Superliga e Kosovës spikasin dy nga sulmuesit e momentit Mirlind Daku i Llapit dhe Meriton Korenica i Lirisë së Prizrenit.

To Top