Përfaqësuesja

Kosova U-21 sfidon Azerbajxhanin, me objektiv të vetëm 3 pikët

Pas tre ndeshjeve pa fitore, përfaqësuesja e 21-vjeçarëve të Kosovës do të kërkojë të rikthehet sot te suksesi në grupin 5, në sfidën shtëpiake ndaj Azerbajxhanit që do të luhet sot në orën 19:00  në stadiumin Adem Jashari të Mitrovicës dhe do të transmetohet live në Supersport. Me mbështetjen e tifozëve djemtë e drejtuar nga trajneri Prekazi do të synojnë të marrin një tre pikësh me shumë vlera që do t’i ngjiste në koutën e 10 të tillëve dhe sigurisht do të bënte që Kosova U-21 të ngjiste disa shkallë në renditje dhe t’i largohej vendit të parafundit. Ndaj skuadrës më të dobët të grupit shanset që Dardanët të dalin me pikë të plota nga kjo sfidë janë të mëdha. Me emra të rëndësishëm në çdo repart ku spikasin kapiteni Ardjan Ismajli i Hajdukut të Splitit në mbrojtje, Rron Broja i Shkupit, Florent Hasani i Diosgyori e Kamer Krasniqi i Osnabruck në mesfushë por edhe Valmir Sulejmani i Hannover 96 në sulm pa harruar dhe dy talentet që kanë shpërthyer në Vala Superligën e Kosovës këtë sezon, Mirlind Daku i Llapit dhe Meriton Korenica i Lirisë. Vetëm 5 ditë më pak Kosova U-21 do të ketë një tjetër ndeshje akoma më të rëndësishme pasi do të presë në shtëpi Gjermaninë.

To Top