Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Kosova mposhtet edhe nga Hungaria, sërish reziston një pjesë

Kosova në basketboll për meshkuj pësoi humbjen e dytë në po kaq takime në grupin C kualifikues për Botërorin “Kinë 2019”, pasi u mposht në Debrecen nga Hungaria me rezultatin 84-76. Edhe këtë herë Kosova rezistoi për vetëm një pjesë teksa e mbylli fraksionin e parë në avantazhin e një pikë, por në fund u dorëzua pa kushte përballë hungarezëve. Ashtu si ndaj Lituanisë në ndeshjen e parë në grup edhe në sfidën ndaj Hungarisë më të mirët mbi parket për Kosovën ishin Dardan Berisha dhe amerikani i natyralizuar kosvar Scott Bamforth. I pari realizoi 22 pikë ndërkohë që Bamforth i ndihmoi të tijët me 21 pikë 4 asiste dhe 5 rebound. Ndeshjen e radhës Kosova do ta ketë ndaj Polonisë në transfertë. Edhe pse pozicionohet e fundit në grupin C, skuadra e trajnerit Brad Greenberg ka shanse për të kualifikuar në ruandin tjetër pasi deri në fund të eliminatoreve do të zhvillojë dhe 4 ndeshje dhe 3 të parat e grupit avancojnë më tej.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...