Kosova

Kosova mposht edhe Burkina Fason, Ujkani sërish i pakalueshëm

Pas fitores minimale ndaj Madagaskarit, përfaqësuesja e Kosovës regjistroi një tjetër triumf ndaj Burkina Fasos, në miqësoren e dytë të marsit, me rezultatin 2-0. Qendërsulmuesi Vedat Muriqi zhbllokoi takimin për kosovarët në minutën e 74-t, ndërsa në minutën e 90, Kosova gjeti edhe golin e dytë me anë të Laert Paqaradës.

Vlen të përmendet se skuadra e drejtuar nga zvicerani Bernard Challandes, përveç dy fitoreve, ka korrigjuar ndjeshëm prapavijën, pasi nuk ka pësuar ende asnjë gol, pavarësisht se kundërshtarët kanë qenë modestë.

Gjithashtu, skuadra përfaqësuese e Kosovës ka 3 fitore radhazi në 3 miqësopret e fundit dhe nuk humbet prej 4 takimesh.

To Top