Futboll

Kontrolle mjekësore për Strakoshën, në dyshim për Dinamon e Kievit

Pasditen e sotme Thomas Strakosha u paraqit në klinikën Paidea për t’iu nënshtruar disa kontrolleve mjekësore. Portieri  i talentuar shqiptar mori një goditje të fortë në brinjë në sfidën e të dielës mes Cagliarit dhe Lazios në momentin e golit të parë të skuadrës sarde. Stafi mjekësor i skuadrës bardhekaltër ka kërkuar që Strakosha t’i nënshtrohet disa kontrolleve mjekësore, pasi portieri ndien ende dhimbje dhe mund të qëndrojë në pushim absolut gjatë ditës së martë. Asnjë alarm megjithatë pasi ende herët për të bërë një parashikim nëse portieri shqiptar do të jetë i gatshëm për sfidën e kthimit të raundit të 1/8-ave të Europa League që Lazio do të zhvillojë në Kiev këtë të enjte ndaj Dinamos vendase.

To Top