La Liga

Kontrata e re e Messit, 350 milionë euro deri në Vitin 2021

Zbulohen shifrat marramendëse të kontratës së saponënshkruar të Lionel Messit me Barcelonën. Për të shamgur transferimin te Manchester City (anglezët i ofronin 100 milionë për firmën dhe 50 milionë neto pagë vjetore), pasi në 2018-ën “yllit” argjentinas i skadonte kontrata dhe që nga janari mund të hynte në bisedime me çdo klub, drejtuesit katalanas kanë vendosur t’i ofrojnë 100 milionë euro në dorë për të mbuluar të gjitha gjobat (bashkë me interesat), që u ka paguar familja e Messit tatimeve në Spanjë, 100 milionë të tjetra për zgjatjen deri në vitin 2021 të kontratës dhe një pagë vjetore 50 milionë euro, plus të drejtat e imazhit. Këtyre shifrave u shtohen edhe premiot. Barça do të ketë të drejtën e rinovimit edhe për një vit tjetër me të njëjtat kushte. Besnikëria e ka një çmin, por në rastin e Messit, shumë të kripur.

Një operacion në vlen në total 350 milionë euro për arkat e Barçës, por që ishte zgjidhja e vetme që Messi të mos pranonte ofertën e “Cityzens”. Nga firmosja e kontratës së re (zyrtarizimi u bë më 25 nëntor), Lionel Messi do të paguhet sa dyshifi i Cristiano Ronaldos.

To Top