Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Konfirmimi i trajnerëve, presidentët pranojnë gabimet e merkatos

Starova që jep dorëheqjen, por pastaj bën prapakthehu në krye të stolit të Partizanit, pas humbjes 5-0 me Luftëtarin. Nuk ishte më pak turpëruese edhe për Kukësin disfata e pësuar në shtëpi nga Lushnja pak ditë më parë, ndeshje pas së cilës largimi i Milinkovicit konsiderohej thjesht formalitet, por ja që trajneri serb për çudinë e të gjithëve qëndroi. I konfirmuar nga Gjici, presidenti ndoshta më pak i duruar me trajnerët. Pak javë më parë një dorëheqje publike nga Gugash Magani nuk u pranua nga presidenti i Teutës, me teknikun peqinas që mbetet në drejtim me misionin për të siguruar mbijetesën. Qartazi këtë sezon diçka ka ndryshuar në mentalitetin e presidentëve të futbollit shqiptar. Shprehja paguan gjithmonë trajneri, pasi skuadra nuk mund të ndryshohet, nuk është më një idiomë e pakontesueshme, por thjesht një rregull i cili pranon dhe përjashtimet. Këtë vit kanë zgjedhur trajnerët për arsye nga më të ndryshmet, ku çdo rast ka specifikën e tij, por në të tre episodet ka një emërues të përbashkët: është gabuar në merkaton e verës. Te Partizani ndoshta edhe për faktin se u dogjën një herë me Iulianon dhe e dinë se Starova e njeh skuadrën më mirë se kushdo tjetër. Te Kukësi puna e Milinkovicit i pëlqen Gjicit, që ndoshta ka pranuar brenda tij se skuadra nuk është ajo e duhura për rezultatet maksimale. Menaxheri Naim Halili mori përgjegjësinë e disa gabimeve në merkato. Edhe te Teuta Magani e ka pranuar publikisht se është gabuar në merkato. Trajnerë që qëndrojnë te Partizani, Kukësi e Teuta, ata që duhet të dridhen këtë herë janë lojtarët.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...