Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Komplikohet dëmtimi i Bailey, 2 muaj jashtë fushave

Qendërmbrojtësi i Manchester Unitedit, Erick Bailey do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, që do ta mbajë jashtë fushave të lojës, për të paktën edhe 2 muaj.

Bailey nuk luan prej 8 ndeshjesh, për shkak të një dëmtimi, por vetë trajneri i ‘djajve të kuq’, Jose Mourinho njoftoi se dëmtimi i tij ishte më i rëndë sesa ishte parashikuar dhe mbrojtësi do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Që nga vera e kaluar, kur Bailey iu bashkua Unitedit nga Villareali, mbrojtësi është kthyer në një pikë referimi për skuadrën e Mourinhos. Kjo vërtetohet edhe nga statistikat, pasi United ka fituar më shumë takime dhe ka pësuar më pak gola, me Erick Baileyn në fushën e lojës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...