Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Kompanitë e basteve, i japin një avantazh të lehtë Partizanit të Beogradit

Ndryshe nga dy sfidat e para në grupin B, ndaj Dynamos së Kievit dhe Young Boys, Skënderbeu nuk shikohet si outsider nga kompanitë e basteve, të cilat i japin një avantazh të lehtë të lehtë serbëve të Partizanit për sfidën e të enjtes në “Elbasan Arena” por vetëm kaq. Në dy takimet e para fitorja por edhe një barazim i mundshëm nga ana e korçarëve kuotohej me koeficient shumë të lartë, ndërsa këtë herë gjërat ndryshojnë. Paraqitjet e mira të Skënderbeut në turet kualifikuese por dhe në dy ndeshjet e para të grupit B kanë bërë që kompanitë e basteve të vlerësojnë më shumë skuadrën e Dajës. Fitorja e Skënderbeut varion nga 2,9 deri në 3,1 për kompanitë kryesore të basteve në Botë. Barazimi kuotohet nga 3 në 3,25 ndërsa suksesi i miqëve nga 2,45 në 2.6. Si për koençidencë kofiecient të ngjashëm Skënderbeu ka patur në dy sfidat shtëpiake në raundet kualifikuese ndaj Kairat Almaty-it dhe Mlada Boleslav, takime që që i ka fituar të dyja.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...