Kategoria Superiore

Komisioni i liçensimit ndan detyrat për klubet e Superiores

Ndërkohë që skuadrat kanë nisur mini-fazën përgatitore, disa me destinacion Antalian dhe disa në shtëpi, shumë prej drejtuesve të klubeve kanë marrë udhëzimet për të përmirësuar infrastrukturën në stadiumet përkatëse.

Në 16 javët e para janë vënë re disa mangësi, të cilat kanë përfunduar në dosjet e sektorit të liçensimeve pranë FSHF-së. Pikërisht ky sektor ka udhëzuar klubet që në rifillimin e kampionatit këto mangësi të eliminohen.

Kështu në Kukës ka pasur shumë ankesa për kushtet e fushës, por që është e pamundur për të ndërhyrë në këtë moment. Jo vetëm koha që nuk premton, por edhe kushtet atmosferike nuk janë në favor të punimeve në “Zeqir Ymeri” dhe për këtë arsye mendohet që kushti i parë për kampionët aktualë, në fillim e edicionit të ardhshëm të jetë pikërisht përmirësimi i fushës.

Në “Loro Boriçi” dhe në Laç problemi është i njëjtë, pasi nevojitet një tunel për lojtarët që hyjnë në dhomat e zhveshjes. Në Shkodër mungesa e një tuneli të lëvizshëm u evidentua në sfidën e kupës ndaj Tiranës, ndërkohë që në Laç tribuna kryesore është shumë pranë me shkallët që të çon në dhomat e zhveshjes.

Në “Selman Stërmasi” është lënë si detyrë përforcimi i gardhit rrethues të fushës, pasi cilësohet si shumë i dobët dhe një rrezik potencial për të pasur pushtim të fushës nga tifozët.

Në Vlorë duhet të rregullojnë atë që njihet si zona miks, pasi në të njëjtën derë kalojnë tifozët që akomodohen në tribunën kryesore, si dhe futbollistët e stafet e të dyja skuadrave.

Tek stadiumi i Kamzës problem është parkingu, si dhe zona e gazetarëve, ndërkohë që në Lushnjë duhet rregulluar tribuna përballë si dhe i është kërkuar klubi që të mos kryejë seancat stërvitore në fushën e stadiumit.

To Top

Njoftim

DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë ende një dekoder apo modul të vjetër Tokësor SD, se duhet ta ndrrojnë patjetër me dekoder flyBOX ose T2 HD. E përfitoni falas me abonim Familjar ose Premium 12 mujor.

Pas proçesit të kalimit në T2, abonentët e tjerë me dekodera Tokësorë HD ose flyBOX, duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të kanaleve.DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë dekoder Tokësor HD ose flyBOX, dhe ju shfaqen probleme me sinjalin apo listimin e kanaleve, se duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të tyre.