Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Kombëtarja U-19, Dede: S’na ndal kush që të ëndërrojmë!

Trajneri i Përfaqësueses Shqiptare të Femrave U-19, Nevil Dede, shpalosi objektivat e skuadrës që ai drejton në kualifikueset e “Euro 2019”, që do të zhvillohen nga data 25 deri më 31 tetor në Shqipëri. I vetëdijshëm për diferencat në cilësi që ekzistojnë me skuadrat e tjera të grupit, Dede dha se vendi i tretë do të ishte një arritje.

“Të jem i sinqertë, kundërshtarët janë shumë të avantazhuar ndaj nesh. Spanja në tre edicionet e fundit ka qenë finaliste me kombëtaret e moshave. Ukraina është forcë e dytë e grupit dhe ka një eksperiencë 10 vjet më shumë se ne në organizim, si te U-17 dhe në U-19. Po kështu edhe Azernajxhani. Ne jemi ekip që qëllim kryesor ka furnizimin e Kombëtares A. Bashkëpunimi me trajnerin Grima ka qenë perfekt. E falenderoj që na ka dhënë mundësi të grumbullojmë kapitenen Uendi Muja. Objektivat janë të vështira për t’i shprehur. Ne do të pretendojmë të dalim më mirë sesa sezoni e shkuar. Duhet të përmirësohemi vit pas viti. Duhet të dalim jo më pak se vendi I tretë.”

Dede foli është për vështirësitë që ka në përzgjedhen e lojtareve, duke e lidhur me organizimin e dobët të klubeve tona.

“Kemi në sitë cdo futbolliste të kampionatit tonë. Kemi vetëm 6 emra në listë, por nuk do të dorëzohemi. Duhet të punohet edhe me klubet. Sa më serioze të jenë klubet, aq më shumë emra do të kemi për kombëtaren. Vajzat kanë punuar, kanë vuajtur dhe janë lodhur, por edhe kanë qeshur. Cdo njeri ëndërron, ëndrrat janë pa para. Shpresoj që ndonjë ëndërr të na dalë.”

Ndërsa kapitenia Uendi Muja deklaroi se Shqipëria ndoshta nuk ka lojtare aq cilësore sa kundërshtaret, por është e mbështetur te forca e grupit. Shqipëria në takimin e parë do të përballet me Spanjën në “Niko Dovana”, pas tre ditësh luan me Ukrainën, ndërsa i mbyll këto kualifikuese përballë Azerbajxhanit.

  

Grupi 4

1 – Shqipëria

2 – Azerbajxhani

3 –  Spanja

4 – Ukraina

 

Spanjë – Shqipëri                   25 tetor, ora 14:00, “Niko Dovana”

Ukrainë – Shqipëri                 28 tetor, ora 14:00, “Niko Dovana”

Shqipëri – Azerbajxhan         31 tetor, ora 14:00, “Niko Dovana”

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...