Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Kombëtarja shqiptare miqësore me Jordaninë?

Shqipëria do të luajë me Jordaninë me 10 tetor. Miqësorja nuk është konfirmuar ende nga FSHF por po punohet për zyrtarizimin e saj, aq më tepër që kjo sfidë do të luhet 4 ditë përpara përballjes me Izraelin në Ligën  e Kombeve dhe mund t’i shërbejë si një test, trajnerit Panucci duke qenë se dy ekipet kanë ngjashmëri me njëra-tjetrën.

Lajmi bëhet i ditur nga Skysport që e ka vendosur madje dhe në kalendarin e saj këtë përballje duke përcaktuar dhe orën kur ajo do të luhet, 20:45, por nuk është vendosur ende se në cilin vend do të luhet kjo ndeshje.

Sigurisht që duhet pritur ende zyrtarizimi por gjithsesi kjo përballje do të ishte me vlera për kuqezinjtë, teksa para pak ditësh u konfirmua dhe një tjetër miqësore ajo kundër Uellsit të Gareth Bale, që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” më 20 nëntor.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...