Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Femrat njohin kundërshtaret, U-17 në një grup me Serbinë

Shqipëria sërish përballë Serbisë, por këtë herë në futbollin e femrave. Kombëtarja e 17 vjeçareve kuqezi është shortuar këtë të premte në Nion të Zvicrës me Serbinë në eliminatoret e kampionatit europian të kësaj moshe. Bashkë me Serbinë dhe Shqipërinë në të njëjtin grup, atë 7 gjenden dhe Irlanda dhe Uellsi. Ndeshjet do të luhen në Serbi në datat 22, 25 dhe 28 tetor 2018, dhe nga secili grup kualifikohen direkt 2 të parat dhe 4 vendet e treta më të mira. Gjithashtu u përcaktua dhe shorti për kombëtaren e femrave u-19 të drejtuara nga Nevil Dede, ku vajzat kuqezi të kësaj grupmoshe janë shortuar me Holandën, Poloninë dhe Bjellorusinë. Sfidat e 19 vjeçareve do të luhen në datat 3, 6 dhe 9 tetor 2018 në Holandë dhe kualifikohen 2 të parat e cdo grupi dhe 2 vendet e treta më të mira.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...