Eredivisie

Kluviert snobon ofertat, do rinovojë me Ajaxin

Eshtë 19-vjeçar dhe ka një mori ofertash nga klube të rëndësishme por Justin Kluivert mund të qëndrojë edhe një sezon te Ajax. Sulmuesi holandez, i cili ka edhe një vit kontratë me klubin mësohet se po negocion për rinovimin e kontratës dhe gjithçka po drejtohet nga i famshmi Mino Raiola i cili synon ta mbajë edhe një vit te Ajax dhe më pas ta transferojë në një ekip të madh por me një vlerë më shumë seç mund ta shesë verën që po vjen. Kluivert pëlqehet prej kohësh nga Man. United, Arsenal, Napoli dhe Roma.

To Top