Bundesliga

Klopp, Tuchel dhe Low, tre kandidatët për të pasuar Heynckes

Jurgen Klopp mund të rikthehet në Gjermani. Trajneri i Liverpool-it është shndërruar në një kandidat serioz për të marrë drejtimin e Bayernit të Mynihut sezonin e ardhshëm. Mediat gjermane bëjnë me dije se, momentalisht, tekniku i “The Reds” është vendosur në qendër të kritikave në Angli për shkak të performancës së skuadrës dhe, nisur nga ky fakt, një largim i mundshëm i 50-vjeçarit nuk përjashtohet.

Momentalisht bavarezët po drejtohen nga Jupp Heynckes, i cili ka një marrëveshje me drejtuesit e klubit deri në fund të sezonit. Klopp është një personazh shumë i respektuar në radhët e Bayernit, kështu që në verën e ardhshme palët mund të nisin bisedimet. Sidoqoftë, nuk është vetëm emri i tij që përfilet si pasardhës i i Heynckes. Lista pasurohet edhe me dy emra të tjerë: Thomas Tuchel, një tjetër ish-verdhezi, dhe Joachim Low. Për trajnerin aktual të “Pancerave” tratativat duken disi të komplikuara, pasi ai ka kontratë me Kombëtaren deri në vitin 2020.

To Top