Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Klasifikimi i FIFA-s, Shqipëria dhe Kosova fitojnë nga 9 pozicione

Plot 9 pozicione. Kaq vlen suksesi i Kombëtares Shqiptare në Turqi. Skuadra e Christian Panuccit është ngjitur ndjeshëm në kasifikimin e përgjithshëm të FIFA-s, duke u renditur në vendin e 62-të. Ky është një nga kapërcimet më të mëdha të Kombëtares Shqiptare gjatë viteve të fundit në këtë klasifikim, çka reflekton edhe momentin pozitiv të kuqezinjve që, pavarësisht humbjeve ndaj Spanjës dhe Italisë, kanë arritur të fitojnë ndjeshëm terren pas suksesit të Antalyas ndaj një skuadre me emra të mëdhenj si ajo e Mircea Lucescut. Plot 9 pozicione fiton edhe Përfaqësuesja e Kosovës, pas fitores spektakolare ndaj Letonisë me rezultatin 4-3. Skuadra e drejtuar nga Muharrem Saiti ngjitet në vendin e 174-t të klasifikimit të përgjithshëm botëror, duke bërë një hap të madh, edhe pse rruga mbetet e gjatë. Përsa i përket kreut, 5 vendet e para nuk ndryshojnë, me Gjermaninë që vazhdon të komandojë, e ndjekur nga Brazili, Portugaia, Argjentina dhe Belgjika, ndërsa Spanja fiton dy pozicione dhe ngjitet në vendin e 6-të. Edhe pse jashtë botërorit, Italia ka fituar një pozicion dhe është ngjitur në vendin e 14-të, ndërsa Anglia zbret në vendin e 15-të.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...