Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kërcënimi me burg, reagon Sulejman Mema: Ja si u krijuan shoqatat

“Unë të kërcënohem me burg?! Unë bëj pjesë te shtëpia ime, normalisht futbolli është pjesë e shtëpisë time, është familja ime”.

Ky është reagimi i një legjende të futbollit si Sulejman Mema, pas kërcënimeve me burg për veprime të paligjshme, përpara garës për presidencën e Federatës Shqiptare të Futbollit.

“Më vjen keq me këtë thënie, sepse e them me sinqeritet që nuk ndihem mirë. Kërcënime të tilla për mua nuk ekzistojnë, sepse nuk jam i fortë, por di që jam me këllqe në kuptimin e mirë të fjalës dhe atë që e bëj, e bëj me koshiencë. Jam i bindur për atë që kam bërë deri më tani dhe atë që do të bëj, sepse kam qenë korrekt gjatë gjithë jetës dhe i tillë do të vazhdoj të jem”, u shpreh Mema.

Pas një jete të kaluar si futbollist dhe prej më tepër se dy dekadave në trajning, Mema tregoi edhe si ka lindur organizimi i shoqatave të futbollit, një formulë e huazuar nga Federata Italiane përpara 24 viteve.

“Për këtë temë më vjen keq, por do të kthehem pak mbrapa për të treguar si funksionojnë shoqatat dhe zonat dhe ku e kemi marrë këtë orientim dhe këtë ide, sepse kam qenë pjesë e Federatës Shqiptare të Futbollit. Në vitin 1994 kam qenë pjesë e delegacionit bashkë me zotin Lubani, që përfaqësuam FSHF në Federatën Italiane dhe prej asaj kohe, si funksiononte në atë kohë, nisi të funksiononte edhe në Shqipëri. Nuk quheshin shoqata, por zona dhe tashmë ka ndryshuar vetëm emri. Por, ato zona kanë qenë të përfaqësuara nga njerëz shumë dinjitozë, që kishin edhe të drejtën të votonin edhe në Asamblenë që e zhvillonte Federata Shqiptare e Futbollit”, tregon Sulejman Mema.

Si përfaqësues i Ligës Amatore të Tiranës, 62-vjeçari i është përgjigjur edhe akuzave se 12 shoqatat e futbollit, të përfshira si anëtare me të drejtë vote në Asamblenë Zgjedhore të FSHF-së, janë organizata fantazmë.

“Funksionojnë normal dhe nuk janë fantazmë, sepse pas vitit ’94, pas marrjes së miratimit si funksiononte në Federatën Italiane, kanë nisur të funksionojnë edhe në FSHF. Them që nuk janë fantazmë, gjithmonë kanë ngritur kartonin si të gjithë klubet e tjera. Kjo shoqatë që unë përfaqësoj, Ligën Amatore të Rajonit të Tiranës, them që e përfaqëson një njeri i futbollit, jo i politikës apo biznesit. Unë jam arsimtar dhe gjithmonë funksionoj si trajner. Jam pjesë e kësaj shoqate dhe jam pjesë e futbollit edhe tani që po flasim”, thotë ai

Mema foli edhe për çështjen e regjistrimit në gjykatë dhe faktin nëse Shoqatat do të jenë në gjendje të votojnë, ashtu si ka ndodhur prej shumë vitesh.

“Nuk e di për çështjen e regjistrimeve. Nuk mund të flas me kompetencë, pasi ana e juridiksionit nuk është profesioni im, por di që deri më tani kanë qenë korrektë dhe është miratuar në Asamble me të gjitha normat dhe rregullat që përfaqëson statusi i Federatës. Si të jetë rregulli, si të jetë ligji. Nëse unë do të jem pjesë e këtij votimi, do të shkoj të votoj për kandidatin që do të perfomojë më mirë, ai që ka programet më të mira dhe ai që më bind me idetë e veta”, u shpreh Sulejman Mema.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...