Boks

Kërcënimi i McGregor për Maywaether: Do ta rrah keq!

Tre ditë para përlasjes më të madhe të vitit McGregor dhe Mayweather mbërritën në Las Vegas, ku nuk i kursyen provokimet dhe përbuzjet ndaj njëri -tjetrit, duke ruajtur të njëjtën linjë sjelljeje që kur u zyrtarizua sfida mes tyre. I pari u shfaq amerikani Mayweather i shoqëruar nga truprojat e tij, në skenën para T Mobile Arena, ku një prej boksierëve më të mirë të të gjitha kohërave do të sfidohet nga ylli i arteve marciale të përziera. Për shkak të moshës dhe dy viteve larg ringut, Floyd Mayëeather nuk konsiderohet favorit dhe sipas tij është ky perceptim që e bën edhe më të bukur këtë sfidë.

“Nuk e dime se cfarë do të ndodhë. Nuk ndeshem prej dy vitesh dhe e ndjej se kam humbur dicka. Kjo e bën më të bukur këtë ndeshje sepse nuk konsiderohem favorit. Shpresoj që të shtunën t’i gëzoj fansat e mi, që po e presin me padurim këtë duel. Do të jetë një pjesë e historisë.

Ka fituar 12 tituj botëror duke mbetur i pamposhtur në 49 duele. Maney Man shpreson se do ta hedhë në tapet duke i dhënë një mësim të mirë edhe kampionit e UFC, 11 vite më të ri se ai.

shumë më agresim u shfaq iralndezi McGregor, i cili deklaroi i bindur se nuk do t’i duhet shumë kohë për ta mposhtur rivalin e tij 40-vjecar.

“Kjo ndeshje nuk do të zgjasë 12 raunde. Nëse doni mund të vini bast me mua. Do ta rrah keq. Madje për mua do të jetë fitorja më e lehtë që kam arritur në karrierë. Të shtunën do t’ju tregoj se jam një njeri i vecantë. Do të vendoset gjithcka brenda raundit të parë ose të dytë, do ta bëj të ndihet keq.

Deklarata këtop të zakonshme para cdo sfide boksi, por sikurisht kjo mes McGregor dhe Mayëaether do të jetë e vecantë, me statistikat më të cmendura të historisë së boksit.

Pritet që nga ky duel përfitimet t’i kalojnë 500 milionë dollarë, teksa për ta ndjekur nëpërmjet televizorit duhet të shpenzosh 85 euro. Ekzistojnë edhe disa klauzola të sjelljës: ëshë parashikuar që për McGregor do të ketë penazime financiare nëse kryen goditje jashtë rregullave të boksit.

To Top