Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kategoria Superiore, ja kalendari i javës së 7-të

Mësohet axhenda e raundit të 7-të në Kategorinë Superiore,  që po hyn gjithnjë e më tepër në një fazë interesante. Java e ardhshme do të shtrihet në tri ditë, natyrisht pasojë edhe e impenjimit të shumëpritur të Skënderbeut në Europa League përballë Partizanit të Beogradit. Të shtunën do të luhen dy takime në orën 14.00, Luftëtari – Kukësi dhe Lushnja – Laci.

Të dielën, në orën 14.00, është momenti i Partizanit, që ka një tjetër sfidë delikate përballë Vllaznisë në “Loro Borici”. Pasditja e së dielës sjell në skenë Flamurtarin dhe Kamzën, që përballen në orën 17.00 në stadiumin e Vlorës, me skuadrën e Duros që gjen përballë ish-futbollistë si Argent Halilajn, Taulant Kuqin apo kroatin Ivan Fustar.

Futbolli i së hënës është i tëri për Skënderbeun, që i rikthehet kampionatit për t’u përballur me Teutën. Gjithsesi, skuadra e Dajës për momentin është e fokusuar te sfida me Partizanin e Beogradit në “Elbasan Arena”.

 

Java e 7-të

E shtunë

Luftëtari – Kukësi                        14.00

Lushnja – Laci                               14.00

E dielë

Vllaznia – Partizani                     14.00

Flamurtari – Kamza                     17.00

E hënë

Teuta – Skënderbeu                   18.00

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...