Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Karamoh rrëfen eksperiencën me Interin dhe golin ndaj Bolognës

Yann Karamoh është e vetmja notë pozitive e Interit të vitit 2018, pasi rezultatet lënë vërtetë për të dëshiruar. Talenti francez ka fdilluar të gjejë vazhdimësi dhe po fiton besimin e Spallettit, por edhe të shokëve të ekipit. Në sfidën me Bolognën, 19-vjeçari shënoi edhe një gol spektakolar, nga distance, duke i dhënë zikaltërve 3 pikët.

“Është folur shumë për atë gol, si në Itali, ashtu edhe në Francë. Në fakt as vetë nuk e di se çfarë bëra me saktësi, por pasi realizova driblimin dhe pashë hapësirë, provova të godas dhe për fat të mirë topi u ndal në rrjetë. Aty kuptova se mund të përdor edhe këmbën e majtë”, tregon Karamoh.

Djaloshi francez iu bashkua Interit në verën e 2017-ës, në një operacion që kap vlerën totale prej 8 milionë eurosh. Karamoh shprehet i lumtur për zgjedhjen që ka bërë dhe tregon se do të qëndrojë gjatë te Interi.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Interit. Kam mbetur i mahnitur për mënyrën se si organizohen punët në këtë klub, çka tregon edhe për madhështinë e shoqërisë. Për pjesën tjetër, mendoj se profesionalisht jam përmirësuar shumë nga kjo eksperiencë, ndaj edhe kam filluar të luaj më tepër. Falënderoj shokët e skuadrës që më kanë ndihmuar shumë, të përshtatem sa më shpejt me ekipin dhe të përmirësohem”, u shpreh Yann Karamoh.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...