Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Kane kushton shumë, Reali i Madridit mendon për Lewandowskin

Sulmuesi i Bayernit të Mynihut, Robert Lewandowski nuk e heq dot nga mendja Realin e Madridit. Në të vërtetë gjatë merkatos së verës u përfol gjatë për një transferim të tij tek spanjollët mbretërorë, por 29 vjecari nga Varshava nuk u pa kurrë të zbriste në Bernabeu. E megjithatë faktin që që e ka nisur sezonin në mënyrë impresionuese duke shënuar plot 9 gola dhe me Baynerin që renditet në krye të Bundesligës me pike të barabarta me Dortmundin, sërish Lewandowski vijon të flirtojë më spanjollët,  duke dashur ti japë lamtumirën bavarezëve. 29-vjeçari i ka kërkuar menaxherit të tij të mbyllë gjithë formalitetet e transferimit edhe pse kontrata aktuale me gjermanët e sheh të lidhur deri në vitin 2021. Ashtu siç raportojnë media të ndryshme gjermane dhe spanjolle duket se tashmë mes palëve janë caktuar disa takime që do të zhvillohen për të arritur marrëveshjen financiare. I cilësuar si një prej  sulmuesve më të mirë në Botë, Lewandowski ka qënë pjesë Bayern Mynih që nga viti 2014 kur u transferua nga Borussia Dortmund duke shënuar 86 gola në  105 ndeshje të Bundesligës.  Nga ana tjetër Reali i Madridit i sheh sulmuesit e tij në vështirësi pasi rendimenti i golave të tyre nuk është ndër më optimalët për nivelet që flasim.  Zgjedhja e parë e ekipit Karim Benzema numëron vetëm një gol në 5 takime të La Ligas dhe edhe pse e pabesueshme edhe vetë Cristiano Ronaldo qëndron në kuotën e francezit, një numër jashtëzakonisht i ulët për portugezin 32-vjeçar. Mesa duket merkato e zhvilluar gjatë verës nga Bayerni i Mynihut është një prej arsyeve që e shtyjnë Lewandowksin të kërkojë largimin, pasi ai kërkon nivelet më të larta. Ndërkohë që Los Blancos janë në kërkim të një ylli për sulmin, më anglezin Harry Kane që është përfolur gjatë për një transferim në Spanjë por me Lewandowskin të dashuruar pas madrilenëve, gjasat janë që Zinedine Zidane të shohë vetëm drejt Gjermanisë për një “real deal”, pra një marrëvshje paraprakisht të arritur.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...