Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Kane do trofe, mendon largimin nga Tottenham

Prej disa kohësh po përflitet gjithmonë e më tepër se e ardhmja e Harry Kane do të jetë larg Totenhamit e në fakt deklarata e tij më e fundit lë hapsira për të besuar se ndoshta sulmuesi dëshiron t’i japë fund rrugetimit te tij tek Spurs. Anglezi është shprehur se mes tij dhe drejtuesve të klubit nuk ka asnjë bisedim për shtyrjen e kontratës së tij , pavarësisht dëshirës së Tottenhamit për  të shtyrë marrëveshjen aktuale deri ne vitin 2023 me një pagesë prej 200.000 mijë paund në javë. 24-vjeçari ka rrëfyer se kërkon progres nga skuadra e tij dhe deshiron të fitojë trofe e vetëm në këtë rast do të ishte plotësisht i kenaqur tek Spursat. Lidhur me lëvizjet e bujshme të fundit si në rastin e Philippe Coutinhos,  futbollisti është shprehur se është i mendimit që nese një lojtar dëshiron largimin  nuk duhet të  ndalohet sepse pakënaqësi të tilla ndikojnë në paraqitjen në fushë që me shumë gjasa do të pësonte rënie . Edhe pse deklaratat e tij janë bërë në mënyrë të tërthortë , duket se Kane po jep sinjale se kohës së tij tek skuadra e  gjelave po i afron fundi. Sulmuesi është një ndër objektivat e Realit të Madridit që ka shfaqur probleme në këtë sezon në vijën sulmuese.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...