Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Partizani, ndaj Teutës për vazhdimësinë

Java e 14 e Superiores do të mbyllet me sfidën e orës 16:00 në ‘Selman Stërmasi’, mes Partizanit dhe Teutës. ‘Të kuqtë’ duket se kanë gjetur qetësinë me Starovën dhe në 3 takimet e fundit numërojnë 2 fitore dhe një barazim, ndërsa do të kërkojnë t’i japin vazhdimësi rezultateve.

Titulli duket një utopi, por kryeqytetasit kanë nevojë për pikë, për të mos rrezikuar pjesëmarrjen në Europë dhe takimi me Teutën është nga ata ku 3-pikshi bëhet detyrim. Nga ana tjetër , durrsakët e Maganit vijnë pas humbjes në shtëpi me Kamzën dhe pavarësisht pretendimeve të fillim-sezonit, janë shumë larg pritshmërive dhe vijojnë të qëndrojnë në zonën e rrezikshme të renditjes.

Vetë trajneri Magani e theksoi javën e kaluar se do të kërkojë të marrë sa të mundet në takimet e mbetura të dhjetorit, për të pritur më pas përforcimet në merkaton e dimrit dhe për të tentuar diçka më tepër se mesi i tabelës.

Partizani-Teuta 16:00 Supersport 3

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...