Kategoria Superiore

Kamza-Luftëtari, përballja e të kundërtave

Vitin e kaluar ishte Luftëtari që meritoi epitetin surprizë në sezonin e tij të parë të rikthimit në Kategorinë Superiore, ndërsa këtë vit befasinë po e bën Kamza. Por të përbashkëtat mbarojnë këtu, pasi sfida e kësaj fundjave mes tyre, ngjason si një përballje dy botësh krejt të kundërta të futbollit. Kamza është në vendin e dytë dhe shijon një moment fantastik falë kompaktësisë, një mbrojtjeje të hekurt me vetëm 9 gola të pësuar, më pak se ta ka pësuar vetëm Skënderbeu, dhe mbi të gjitha falë cinizmit dhe efikasitetit të jashtëzakonshëm.

Te Kamza 13 gola të shënuar vlejnë 23 pikë, pothuajse të gjithë finalizimet e skuadrës së Ndreut janë përkthyer në pikë, po të marrësh parasysh se të gjitha fitoret apo barazimet nuk kanë pasur më shumë se një gol diferencë. Luftëtari është diametralisht e kundërta. Ndaj një Kamze racionale në lojë, skuadra gjirokastrite është e bukur për t’u parë, krijon shumë raste, por shpërdoron në mënyrë të pabesueshme, ndërkohë që mbrojtja lë shumë për të dëshiruar.

Janë plot 18 golat e pësuar këtë sezon, dyfishi i atyre të Kamzës, me Luftëtarin që ka mbrojtjen e 3-të më të keqe të kampionatit, pas atyre të Lushnjës dhe Teutës. Luftëtarit të këtij sezoni i mungon pikërisht cinizmi dhe efikasiteti i grupit të Kamzës, ndërsa skuadrës së Ndreut do t’i bënte mirë pak nga delli krijues i talenteve gjirokastritë. 2 skuadrat do të sfidojnë njëra-tjetrën këtë të diel, në stadiumin e Kamzës, në periferi të kryeqytetit. Takimi do të startojë në orën 13:00 dhe do të transmetohet në Supersport.

dy botësh krejt të kundërta vijnë si një përballje të kundërtash për stilin e futbollit që përfaqësojnë.

To Top