Kategoria Superiore

Kamza i bën letër Dukës, ankohet për gjykimin

Ndonëse ishte një nga skuadrat që nga të gjithë u cilësua si surprizë e Superiores, Kamza është rikthyer zyrtarisht te objektivi fillestar, të luftojë për mbijetesë.

Skuadra nga periferia e kryeqytetit nuk fiton prej disa javësh, ndërsa Teuta dhe Vllaznia tani kanë vetëm një pikë më pak se ata në renditje. Për më tepër, nga Kamza është larguar dhe trajneri Ndreu, për t’i lënë vendin Julian Ahmatajt, që debutoi me humbje ndaj Skënderbeut.

Gjithsesi, duket se përveçse te vetja, kamzalinjtë kanë gjetur problemin edhe te gjykimi, ndërsa i kanë dërguar një letër edhe presidentit të FSHF-së, Armand Dukës.

Në letër klubi i Kamzës evidenton gabimet e arbitrave në dëm të tyre, gjatë këtyre javëve dhe kërkon më shumë përgjegjësi dhe ‘Fair Play’ në javët në vijim.

Ja letra e Kamzës, drejtuar kreut të FSHF-së, Dukës:

To Top