Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kamza, humbjet nuk zbehin ecurinë e deritanishme

3 humbjet radhazi kanë bërë që Kamza të rrëshqasë në klasifikim në vendin e 6 me 23 pikë, edhe pse kontakti me zonën europiane është pranë. Skuadra nga periferia e kryeqytetit, e cila u cilësua me të drejtë si hirushja e kampionatit deri në javën e 13, ka regjistruar ecurinë më negative të vitit kalendarik, pasi 3 dështime të njëpasnjëshme nuk i ka regjistruar asnjëherë gjatë kësaj periudhe.

Por pavarësisht paraqitjeve të fundit, ecuria e kamzalinjve mbetet pozitive pasi nga një skuadër që shihej si e destinuar për të garuar në zonën e mbijetesës, janë treguar një kockë e fortë për të mëdhatë, dhe këtë e tregojnë statistikat. Nga 5 humbjet që formacioni i Ramadan Ndreut ka regjistruar, e para është ndaj Kukësit në javën e parë me një penallti të kontestuar, ndërsa humbja në Vlorë me Flamurtarin është kontestuar për një gol të anuluar.

Ndërkohë qe peshojnë shumë humbjet me Vllazninë në transfertë dhe Luftëtarin e Flamurtarin në shtëpi. Në 16 javë vihet re që Kamza ka ndalur dy herë në barazim Skënderbeun, ka një barazim me Kukësin dhe një fitore me Partizanin. Aktualisht në përbërje të skuadrës janë futbollistë me emër, por mbi të gjitha elementë cilësorë që e njohin kampionatin.

Qendërmbrojtësi Ivan Fustar është një dëshirë e Partizanit në merkato, çka tregon punën e mirë të bërë në këto 16 javë, ndërkohë që drejtuesit janë pranë afrimit të Hair Zeqirit, që shihet si një vlerë e shtuar. Por për të përmirësuar akoma më shumë grupin po vëzhgohet me kujdes situata tek të gjitha klubet, pasi me disa përforcime cilësore trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu është i bindur që skuadra e tij mund të arrijë zonën europiane.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...