Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kampionati i fantazistëve, sa shumë numra 10 për notën 10

Prej disa sezonesh kampionatit shqiptar i kishin munguar fantazistët, futbollistët e denjë për fanellën me nurmin 10, ata që me lojën e tyre në mesfushë i japin bukuri lojës. Por ndryshe nga edicionet e mëparshme ky aktual po evidenton rëndësisnë e mesfushorëve që konsiderohen si truri i skuadrës. Sabien Lilaj prej vitesh ka qënë tepër i rëndësishëm në lojën e Skënderbeut dhe pavarësisht se nuk është një numër 10 tipik mbetet katalizatori i aksioneve sulmuese. Madje tek numri 88 i korçarëve është i miksuar më së miri roli i një shkatërruesi me atë të një fantazisti. Tek Flamurtari pritej shpërthimi i brazilianit Juffo, por dëmtimet dhe spostimi në krah kanë zbehur disi paraqitjet e tij. Tek Kukësi Donjet Shkodra është kthyer në një futbollist të rëndësishëm për skuadrën, fantazisti i duhur që përveç aftësisë për të shpërndarë lojën zotëron dhe një goditje preçize me të djathtën. Numrin 10 tek Laçi e mban një futbollist i talentuar si Myrto Uzuni por pozicionin në fushë për atë numër e ka braziliani Eskuerda. Çdo aksion i kurbinasve kalon nga këmbët e 28-vjeçarit që mbetet një nga lojtarët me këmbë të artë në Superiore. Të gjithë flasin për Bregun dhe Abazajn tek Luftëtari, por po kaq i rëndësishëm në manovrën sulmuese të bluzinjve është Eduart Rroca. Numri 10 i gjirokastritëve është mbi supet e duhura, pasi 24-vjeçari është një nga më të mirët në rolin e tij në futbollin shqiptar. Surpriza e këtij pozicioni mund të konsiderohet rikthimi në formën optimale i Erjon Vucajt. Mesfushori i Vllaznisë i ka dhënë tjetër dimension lojës së kuqebluve, duke lënë pas periudhën e errët të aktivizimit tek Flamurtari dhe Tirana. 27-vjeçari është tashmë padiskutim një nga lojtarët më të bukur për tu parë në fushë, teksa ka rifilluar të vallëzojë në fushën e blertë me magjitë e tij me topin në këmbë. Partizani, Kamza, Teuta dhe Lushnja ende nuk kanë gjetur fantazistin e tyre duke i besuar më së shumti forcës dhe lojës në krahë.

 

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...