Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Kampionati Europian, Shqipëria e koshit njeh kundërshtarët

Përfaqësueset U-16, U-18 dhe U-20 të Shqipërisë në basdketboll mësuan kundërshtarët për Kampionatin Europian. Sikurse ka ndodhur në vitet e fundit Shqipëria do të përfaqësohet në këto eliminatore me 5 skuadra, 3 për djem dhe 2 për vajza. Me përjashtim të kombëtares U-16 djem, që luan në Divizionin C, të gjitha ekipet e tjera kuqezi do të luajnë në Divizionin B.

Shorti që u hodh në Munih të Gjermanisë i caktoi përfaqësueset shqiptare në grupet si më poshtë:

Kombëtarja U-20 djem (13-22 korrik, Sofie, Bullgari)

Grupi B: SHQIPËRIA, Sllovenia, Sllovakia, Estonia, Bullgaria, Moldavia.

Kombëtarja U-18 djem (27 korrik-5 gusht, Shkup, Maqedoni)

Grupi D: SHQIPËRIA, Sllovenia, Bullgaria, Sllovakia, Suedia, Danimarka.

Kombëtarja U-18 vajza (3-12 gusht, Furstenfeld, Austri)

Grupi B: SHQIPËRIA, Zvicra, Bullgaria, Lituania, Izraeli, Greqia.

Kombëtarja U-16 djem (3-11 korrik, Serravalle, San Marino)

Grupi A: SHQIPËRIA, Austria, Armenia, Azerbajxhani, San Marino, Moldavia.

Kombëtarja U-16 vajza (16-25 gusht, Podgoricë, Mali i Zi

Grupi D: SHQIPËRIA, Finlanda, Ukraina, Bjellorusia, Bosnjë-Herzegovina, Norvegjia.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...