Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kaçe në “radarin” e Platanias

Mediat greke e drejtojnë Ergys Kaçen drejt klubit modest të Platanias. Mesfushori korçar që ka një kontratë deri në vitin 2020 me PAOK-un e Selanikut është lënë jashtë projektit të trajnerit Lucescu pasi këtë sezon numëron vetëm 4 ndeshje dhe 239 minuta duke humbur rolin e liderit në mesfushë. Sipas asaj që raporton “Sportdog.Gr”, Platanias ka nisur ofensivën prej disa ditësh por vendimtare do të jetë përgjigja e lojtarit. Vetë Kaçe duket se nuk e pëlqen destinacionin e ri që i kanë ofruar drejtuesit e PAOK-ut. Aktualisht, skuadra nga Kreta renditet në vendin e fundit të Superligës greke pasi ka zhvilluar një pjesë të parë sezoni shuëm të dobët duke grumbulluar vetëm 6 pikë. Gjithsesi, këto janë ditë vendimtare për Ergys Kaçen i cili kërkon të ndryshojë menjëherë ambjent për të hyrë në planet e trajnerit të Kombëtares Shqiptare, Christian Panucci. Në rast se drejtuesit e PAOK do ta bindin për të lënë Selanikun, atëherë ky do të jetë huazimi i dytë i mesfushorit pas aventurës së dështuar në Çeki me Viktoria Plzen.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...