Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ka rënë miti i fushës, Kukësi kampion i transfertave

Diferencat në kampionatin shqiptar janë ulur ndjeshëm, ku ndoshta përjashtim bën Skënderbeu që qëndron një hap më larg të tjerëve, ndoshta për faktin se ka një grup që konfirmohet sezon pas sezoni. Ekuilibrin e tregojnë vetë statistikat e këtij edicioni, teksa mund të thuhet që është venitur plotësisht miti i skuadrave të fushave.
Në 100 ndeshjet e luajtura deri më tani pas 20 javëve të para të kampionatit janë 75 fitore dhe 25 barazime. Në këto 75 suksese, 38 i përkasin skuadrave vendase dhe 37 atyre udhëtuese, shifra që flasin për një ekuilibër total ndërmjet sfidave përpara publikut vendas me ato në transfertë.
Kukësi nuk e sheh më si një kështjellë “Zeqir Ymerin” dhe në një renditje virtuale për pikët e grumbulluara në shtëpi, kampionët do të renditeshin në vendin e 8-të me 11 pikë, falë 3 fitoreve, 2 barazimeve dhe 5 humbjeve. Vetëm Skënderbeu e respekton faktorin fushë, pasi në 10 ndeshje të luajtura ka 9 fitore dhe vetëm një barazim. Gjithashtu edhe Laçi nuk duket të jetë më aq agresiv në shtëpi, pasi ka regjistruar këtë sezon 4 fitore, 3 barazime dhe 3 humbje, e njëjta ecuri me atë në transfertë. Nëse kampionët janë një nga ekipet më të dobëta përpara publikut të tyre nuk mund të thuhet e njëjta gjë në transfertë.
Në një renditje të tillë Kukësi kryeson me 21 pikë të fituara falë 6 fitoreve, 3 barazimeve dhe një humbjeje, ndërkohë që ndjek Skënderbeu me 18 pikë. I ekulibruar duket edhe Flamurtari, që në shtëpi ka grumbulluar 19 pikë, ndërsa në transfertë 16. Interesante është ecuria e Partizanit në transfertë, pasi kryeqytetasit nuk njohin rrugë të mesme, duke patur kolonën e 0 barazimeve, ndërkohë që janë 4 fitore dhe 5 humbje.
Është pikërisht kjo ecuri që nuk lejon të bëhen përllogaritje në garën e kampionatit për të gjithë objektivat, pasi tashmë skuadrat nuk po ndiejnë më presionin e transfertës, përkundrazi disa prej ekipeve janë më të çliruar kur luajnë jashtë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...